Asambleja Kombëtare është organi më i lartë drejtues i Urdhrit dhe përbëhet nga të gjithë anëtarët e këshillave rajonalë. Këshilli Kombëtar përbëhet nga 25 anëtarë, ndër të cilët 20 janë anëtarë të zgjedhur nga Asambleja Kombëtare dhe 5 të tjerët janë: Presidenti i Urdhrit të Stomatologëve, zëvendësi i tij, një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë, një përfaqësues nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, një përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, të caktuar nga presidenti i Urdhrit në bazë të kritereve të përcaktuara në statutin e Urdhrit.
Vendimet e Asamblesë Kombëtare dhe të Këshillit Kombëtar merren me shumicën e thjeshtë të të gjithë anëtarëve të pranishëm në mbledhje, me përjashtim të rastit kur ligji dhe statuti kërkojnë një shumicë të cilësuar.
