Tekstet e plota
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik USSH publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) sipas modelit të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Informacioni në PT publikohet i përditësuar, në çdo rast që pëson ndryshime, duke shënuar edhe datën e përditësimit të fundit. Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik pa kërkesë. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të Zyrës së Komisionerit. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit, Komisioneri vlerëson nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim. Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Zyra e Komisionerit. Nëse Komisioneri nuk ka/zotëron informacione pjesë përbërëse të PT, atëherë bën shënimin përkatës (psh: nuk ka informacion, nuk ofron shërbimin, etj.).
Koordinatori: Besmir Okaj
E-mail: besmirokaj@ussh.org.al
Tel: +355 697704426
Adresa: Rruga e Dibrës, Nd.10, H.5, Ap.1/1 Tiranë, Albania
Orari: E hënë – E enjte: 08:00 – 16:30
E premte: 08:00 – 14:00
Përmbajtje për procedurat e prokurimit dhe partneritetit publik privat.
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve.
- Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga USSH*
- Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve*
- Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim*
- Procedura e ankimimit*
