SHËRBIMET QË OFROHEN NGA USSH
Misioni i Urdhrit të Stomatologëve është ruajtja e standardeve të larta në formimin dhe ushtrimin e profesioneve në fushën e stomatologjisë dhe mbrojtja e pacientëve dhe publikut nga kequshtrimi i profesionit të stomatologut.
Për të përmbushur misionin e tij, Urdhri i Stomatologëve ushtron këto kompetenca:
a) jep dhe heq licencën individuale të ushtrimit të profesionit si dhe jep dhe heq licencën e Drejtuesit Teknik
b) vendos standarde etike dhe deontologjike, të detyrueshme për çdo stomatolog dhe monitoron zbatimin e tyre gjatë ushtrimit të profesionit;
c) rivlerëson periodikisht kompetencën dhe performancën profesionale të anëtarit të Urdhrit të Stomatologëve përballë standardeve të vendosura;
ç) nxit arritjen e standardeve të larta në edukimin dhe formimin profesional dhe etik të anëtarëve të Urdhrit;
d) bashkëpunon me Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, institucione të tjera shkencore dhe arsimore për të siguruar standarde të larta në Edukimin e Vazhdueshëm Mjekësor, kualifikimet dhe specializimet pasuniversitare të Urdhrit;
dh) krijon dhe mban Regjistrin Themeltar të Urdhrit, i cili është i ndarë në pjesë të veçanta për stomatologët dhe ndihmësstomatologët dhe menaxhon sistemin e administrimit dhe përditësimit të tij;
e) mbron të drejtat e anëtarëve të Urdhrit, integritetin moral dhe profesional të tyre e të profesionit të stomatologut;
