URDHRI I STOMATOLOGUT TË SHQIPËRISË
ASAMBLEJA KOMBETARE
Rendi i ditës së mbledhjes se Asamblesë Kombëtare së Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë ,datë 14.12.2018 në Elbasan.
Akordimi i titullit “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” për disa personalitete të shquara të Dentistrisë shqiptare.
Në zbatim te ligjit 127/2014 dhe të Statutit te U.S.SH., Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë i akordon titullin e nderit: ”Nderi I Stomatologjisë Shqiptare”, Prof.Dr. Adem Alushi, me motivacion:
“Për kontribut te cmuar në zhvillimet e stomatologjisë shqiptare , pedagog i Periodontologjisë dhe Mjekësisë Orale ne Fakultetin e Mjekësisë Dentare , Themelues i Universitetit “Aldent” dhe Fakultetit te Shkencave Dentare si pjesë e tij, i cili nga me të sukseshmit në Shqipëri”
Hapja e seances se dytë te Asamblesë nga Presidenti i U.S.SH
Prezantimi dhe ekspozimi i punës të sektorëve të U.S.SH. për vitin 2018.
- Sekretari i Pergjithshëm i USSH : Veprimtaria e Këshillit Kombëtar për periudhen katër vjecare te punës së tij.
- Presidentja e Këshillit Rajonal Tiranë : Aktiviteti i Këshillit Rajonal Tiranë
- Përgj. e Sek. Ekonomik të USSH : Miratimi i Buxhetit të USSH për Vitin 2019.
- Përgj. i Sek. Të licensimit të USSH : Licensimet dhe rilicensimet me problemet përkatese për periudhën katër vjecare nëshkallë vendi.
- Miratimi i listës së cmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik.
- Propozim Ministrit të Shëndetësisë , për shfuqizimin e vendimit të ish Ministrit z.Petrit Vasili për Radiografinë Dentare, për përdorim personal (RVG).