Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (Urdhri i Stomatologut në Republikën e Shqipërisë) duhet të publikojë Programin e Transparencës të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.

Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

Urdhri i Stomatologut në Republikën e Shqipërisë është ent publik, jobuxhetor, i cili përfaqëson interesat e përbashkët të profesionistëve, stomatologë dhe ndihmësstomatologë, si dhe rregullon marrëdhëniet ndërmjet tyre në funksion të publikut.

 

Misioni i Urdhrit të Stomatologëve është ruajtja e standardeve të larta në formimin dhe ushtrimin e profesioneve në fushën e stomatologjisë dhe mbrojtja e pacientëve dhe publikut nga kequshtrimi i profesionit të stomatologut.

Për të përmbushur misionin e tij, Urdhri i Stomatologëve ushtron këto kompetenca:

a) jep dhe heq licencën individuale të ushtrimit të profesionit;

b) vendos standarde etike dhe deontologjike, të detyrueshme për çdo stomatolog dhe monitoron zbatimin e tyre gjatë ushtrimit të profesionit;

c) rivlerëson periodikisht kompetencën dhe performancën profesionale të anëtarit të Urdhrit të Stomatologëve përballë standardeve të vendosura;

ç) nxit arritjen e standardeve të larta në edukimin dhe formimin profesional dhe etik të anëtarëve të Urdhrit;

d) bashkëpunon me Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, institucione të tjera shkencore dhe arsimore për të siguruar standarde të larta në Edukimin e Vazhdueshëm Mjekësor, kualifikimet dhe specializimet pasuniversitare të Urdhrit;

dh) krijon dhe mban Regjistrin Themeltar të Urdhrit, i cili është i ndarë në pjesë të veçanta për stomatologët dhe ndihmësstomatologët dhe menaxhon sistemin e administrimit dhe përditësimit të tij; e) mbron të drejtat e anëtarëve të Urdhrit, integritetin moral dhe profesional të tyre e të profesionit të stomatologut.

  1. Ligji 10171, date 22.10.2009 “Per Profesionet e Rregulluara në Republikën e Shqipërisë”
  2. Ligji 127/2014, date 02.10.2014 “Për Urdhrin e Stomatologut në Republikën e Shqipërisë”
  3. Statuti I Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë
  4. Kodi Etik – Deontologjik Stomatologjik
  5. Rregullore për Gjykimin Disiplinor Profesional
  6. Memorandume bashkëpunimi
  7. VKM

KËSHILLI KOMBETAR I URDHRIT TË STOMATOLOGËVE TË SHQIPËRISË

(APARATI QËNDROR I URDHRIT TË STOMATOLOGËVE TË SHQIPËRISË)

 

*Lista e dokumentave qe kerkohen me shpesh;

 

Adresa : Rr. “E DIBRËS”, Nd. 10, H. 5, Ap. 1/1. Njësia Administrative Nr. 8, 1017, Tiranë, Shqipër

*Orari i sherbimit: Hene-Premte 08:00-14:

e-mail: info@ussh.org.al
Website: https://ussh.org.al

Koordinator: Alban PECA

Urdhri i Stomatologut informon çdo 6 muaj ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë lidhur me anëtarësimet, gjykimet disiplinore dhe probleme të tjera me interes të ndërsjellë.

Ky informacion publikohet edhe në faqen e internetit të Urdhrit.

Ministria përgjegjëse për shëndetësinë bashkëpunon me Urdhrin e Stomatologut për hartimin e projektligjeve dhe të dokumenteve të rëndësishme në fushën e shëndetësisë.

Urdhri i Stomatologut ka buxhetin e tij, të cilin e miraton Asambleja Kombëtare dhe e administron vetë në përputhje me rregullat financiare në fuqi.

Burimet financiare të Urdhrit të Stomatologut janë:

a) kuotizacionet e anëtarëve;

b) tarifat e regjistrimit dhe të dhënies së të drejtës individuale për ushtrimin e profesionit, vërtetime dhe dokumente të tjera, për të cilat urdhri mban evidencë zyrtare;

c) donacione të ndryshme dhe të ardhura të tjera të ligjshme.

Të ardhurat e siguruara sipas përcaktimit të bërë në pikën 2, të këtij neni, Urdhri i Stomatologëve i përdor për të përmbushur misionin e tij në përputhje statutin dhe me këtë ligj.

1.Relacion buxheti 2018

2.Informacion mujor 2019

3.Buxheti v.2020

4.Buxheti v.2021

5.Buxheti v.2022

6.Buxheti v.2023

Pagesat sipas struktures:

*Sekretari i pergjitheshem II -a

*P/sektori   III-a

*Specialist  IV-a

*Arkivist      VI

 

Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara

1. Pranë këshillave rajonalë dhe Këshillit Kombëtar funksionojnë komisionet disiplinore, si organizma të gjykimit profesional. Komisioni disiplinor rajonal përbëhet nga 7 anëtarë të zgjedhur nga këshilli rajonal. Komisioni Disiplinor Kombëtar përbëhet nga 9 anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar.

2.Mënyra e ngritjes dhe e funksionimit të komisioneve disiplinore përcaktohet në statutin e Urdhrit.

3.Komisioni verifikon dhe shqyrton ankesat e çdo personi për shkelje të Kodit Etik Deontologjik Stomatologjik, si dhe për gabime profesionale të anëtarëve të Urdhrit të Stomatologut.

4.Komisionet disiplinore, pranë këshillave rajonalë, ushtrojnë kompetenca disiplinore të shkallës së parë. Vendimet e tyre janë të apelueshme në komisionin disiplinor të Këshillit Kombëtar, i cili ushtron kompetenca disiplinore të shkallës së dytë.

 

Masat disiplinore

1.Komisioni disiplinor heton dhe gjykon në bazë të fakteve dhe provave të administruara dhe seancës dëgjimore. Kur nuk kemi të bëjmë me një vepër penale dhe vërtetohet se anëtari ka kryer shkelje të etikës, të Kodit Etik Deontologjik Stomatologjik ose ka bërë gabime teknike, 6 komisioni jep këto masa:

a) vërejtje me shkrim;

b) vërejtje me paralajmërim;

c) gjobë nga 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë deri 100 000 (njëqind mijë) lekë;

ç) propozim për shkarkim nga funksione drejtuese në institucione shëndetësore, publike dhe private;

d) pezullim nga e drejta e zgjedhjes në organet drejtuese të Urdhrit të Stomatologut deri në 3 vjet;

dh) përjashtim nga Urdhri i Stomatologut për një periudhë deri në 3 vjet;

2.Përveç masave të parashikuara në pikën 1 të këtij neni, komisioni ka të drejtë t’u caktojë të ndëshkuarve, si masë plotësuese, kryerjen e një rikualifikimi ose të studimeve plotësuese, të barabarta me 20 kredite.

3.Masat e sipërpërmendura disiplinore mund të shlyhen në qoftë se, brenda 1 viti nga dita e dhënies së tyre për shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 1, të këtij neni, dhe brenda 3 vjetëve nga data e dhënies së tyre, për shkronjat “ç”, “d” dhe “dh”, të pikës 1, të këtij neni, ndaj anëtarit nuk është marrë ndonjë masë tjetër disiplinore.

4.Gjoba e vendosur sipas shkronjës “c”, të pikës 1, derdhet në Buxhetin e Shtetit

 

 

Ankimi

1.Ankesat kundër vendimeve për marrjen e masave disiplinore nga komisioni disiplinor i këshillit rajonal paraqiten në komisionin disiplinor të Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Stomatologut brenda 15 ditëve nga data e komunikimit me shkrim të vendimit.

2.Komisioni disiplinor, brenda 60 ditëve nga data e marrjes së ankesës, detyrohet të japë vendimin për ankesën e paraqitur. Vendimi i komisionit disiplinor të Këshillit Kombëtar ankimohet në gjykatën kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve administrative.

Urdhri i Stomatologëve ka për mision ruajtjen e standardeve të larta në formimin dhe ushtrimin e profesioneve në fushën e stomatologjisë dhe mbrojtja e pacientëve dhe publikut nga kequshtrimi i profesionit të stomatologut.

 

Për të përmbushur këtë mision, Urdhri i Stomatologëve:

a) jep dhe heq licencën individuale të ushtrimit të profesionit;

b) vendos standarde etike dhe deontologjike, të detyrueshme për çdo stomatolog dhe monitoron zbatimin e tyre gjatë ushtrimit të profesionit;

c) rivlerëson periodikisht kompetencën dhe performancën profesionale të anëtarit të Urdhrit të Stomatologëve përballë standardeve të vendosura;

ç) nxit arritjen e standardeve të larta në edukimin dhe formimin profesional dhe etik të anëtarëve të Urdhrit;

d) bashkëpunon me Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, institucione të tjera shkencore dhe arsimore për të siguruar standarde të larta në Edukimin e Vazhdueshëm Mjekësor, kualifikimet dhe specializimet pasuniversitare të Urdhrit;

dh) krijon dhe mban Regjistrin Themeltar të Urdhrit, i cili është i ndarë në pjesë të veçanta për stomatologët dhe ndihmësstomatologët dhe menaxhon sistemin e administrimit dhe përditësimit të tij; e) mbron të drejtat e anëtarëve të Urdhrit, integritetin moral dhe profesional të tyre e të profesionit të stomatologut.

REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE

Nr.Rendor Data e kërkesës Objekti I kërkesës Data e Përgjigjes Përgjigje Mënyra e përfundimit të kërkesës Tarifa
1. 17.02.2021 Kёrkesё mbi informacionin mbi liçensёn e njё mjeku stomatolog 22.02.2021 Vёnia nё dispozicion e informacionit. E plotё S’ka tarifё
2. 01.06.2021 Kёrkesё mbi informacionin mbi liçensёn e njё mjeku stomatolog 11.06.2021 Vёnia nё dispozicion e informacionit. E plotё S’ka tarifё
3. 07.11.2022 Kerkesë lidhur me konfirminin e perdoruesit te sistemit SPSH 18.01.2023 Vënia ne dispozicion e infomacionit E plotë Ska tarifë
4. 26.04.2022 Kerkesë per rivlerësimin te provimit PRAKTIK 29.04.2022 Vënia ne dispozicion e infomacionit E plotë Ska tarifë
5. 08.02.2022 Kerkesë per akreditimin e aktivitetit:Parimet e pergjithshme ne implantologji 14.02.2022 Vënia ne dispozicion e infomacionit E plotë Ska tarifë
6. 02.02.2022 Kerkesë per akreditimin e aktivitetit:Parimet e pergjithshme ne implantologji 09.02.2022 Vënia ne dispozicion e infomacionit E plotë Ska tarifë

 

7. 16.02.2023 Kerkese per hetim e procedimit penal nr.76 2022 per vepra penale ushtrim aktiviteti te paligjshem te shtetasin Hasan Ugar 23.02.2023 Ne pergjigjje te shkreses Nr.276/Prot./V.SH date 16.02.2023 shtetasi Hasan Ugur nuk eshte anetare i Urdhrit te Stomatologut dhe nuk eshte i pajisur me license E plote Ska tarife
8. 05.04.2023 Kerkese e ambasades italiane per stomatologen Adela Lleshi per te konfirmuar vertetesin dhe vlefshmerise te leshuar  25.10.2021 12.04.2023 Pas verifikimeve te kryera per stomatologen Adela Lleshi konfirmojme vertetesin dhe vlefshmerine e liceneses te leshuar me date 25.10.2021 E plote Ska tarife
9. 24.24.05.2023 Kerkese e ambasades italiane per stomatologen Anduela Curmaku per te konfirmuar vertetesin dhe vlefshmerise te leshuar  27.04.2023 29.05.2023 Pas verifikimeve te kryera per stomatologen Anduela Curmaku

konfirmojme vertetesin dhe vlefshmerine e liceneses te leshuar me date 27.04.2023

E plote Ska tarife
 

 

10.

 

 

24.06.2023

Kerkese per informacion mbi rinovimin e licenses se Emliha Kuka  

 

06.07.2023

Bazuar në email-in tuaj lidhur me kerkesen per info. te znj.Emliha Kuka per rinovuar licensen,Ju bejme me dije ne baze te ligjit127/2014 date 02.10.2014 per Urdhrin e Stomatologut,neni 3 dhe 4 te ligjit 10107,date30.03.2009 “Per Kujdesin Shendetesor ne Republiken  e Shqiperise”neni 27 dhe32 te ligjit Nr.10171 date 22.10.2009”PRRRSH”neni 12  dhe ne baze te rregullores per Regjistrimin,Anëtaresimin dhe Licensimit,pika7.8”Rilicensimi eshte perseritja e licenses ne vartesi te rezultateve te arrituara ne procesin e rivlersimit,riakreditimit profesional qe kryhet me skadimin e licenses baze dhe ruajtja e së drejtës per vazhdimin e metejshem te ushtrimit te profesionit”Bashkengjitur kesaj po j’u dergojmë listen me dokumenta e nevojshme për rilicensim  

 

 

E poltë

 

 

 

S’ka tarifë

 

 

11.

 

 

25.05.2023

Kerkesë per konfirmim për  vertetësin e licenses per

Dr.Elona Lutaj

Dr.Ervin Treko

Dr.Adi Sulcaj

 

 

12.06.2023

Ne pergjigje te shkresës tuaj Ju bejme me dije ne baze te ligjit127/2014 date 02.10.2014 per Urdhrin e Stomatologut,neni 3 dhe 4 te ligjit 10107,date30.03.2009 “Per Kujdesin Shendetesor ne Republiken  e Shqiperise”neni 27 dhe32 te ligjit Nr.10171 date 22.10.2009”PRRRSH”neni 12  dhe ne baze te rregullores per Regjistrimin,Anëtaresimin dhe Licensimit,pika7.8”Rilicensimi eshte perseritja e licenses ne vartesi te rezultateve te arrituara ne procesin e rivlersimit,riakreditimit profesional qe kryhet me skadimin e licenses baze dhe ruajtja e së drejtës per vazhdimin e metejshem te ushtrimit te profesionit”Bashkengjitur kesaj po j’u dergojmë listen me dokumenta e nevojshme për rilicensimme nr.493/7,datë25.05.2023,  

 

E plotë

 

 

S’tarifë