NJOFTIM I RENDESISHEM
Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë njofton se nga data 02.10.2024 – 08.10.2024 nuk do të ofrohet asnjë shërbim për anëtarët e Urdhrit.
Persona të paautorizuar, kanë zaptuar me forcë dhe në mënyrë të paligjshme zyrat e USSH në datën 01.10.2024.
Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka marrë të gjitha masat dhe i ka denoncuar këto veprimet antiligjore në organet kompetente, të cilat kanë filluar procedurat përkatëse.
Ju lutemi të mos dorëzoni dokumenta pranë zyrave qendrore të Urdhrit në periudhën kohore të sipërpërmendur, pasi nuk po adresohen tek personat përgjegjës.
Ju falënderojmë për mirkuptimin!
Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë
NJOFTIM I RI PËR VLERËSIMIN E AFTËSIMIT PRAKTIK TETOR 2024
Njoftim per te gjithe kandidatet e Provimit te Vleresimit te Aftesimit Praktik ne Stomatologji:Provimi do te zhvillohet ne datat 28,29,30,31Tetor,1 Nentor 2024
.Provimi do te zhvillohet prane Albanian University,Rruga e Durresit ,ora 9:00.
Ne vijim do te publikohen edhe listat emerore te ndara sipas datave.