Njoftim

Sot në datën 31 tetor 2024, administrata e Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë kërkoi me ngulm të rikthehej në vendin e punës, duke parë situatën kaotike të krijuar për shkak të bllokimit të institucionit për të ushtruar detyrën e për t’u shërbyer stomotologëve dhe studentëve. Njerëz të paautorizar të cilët kanë zaptuar zyrat, jo vetëm nuk e lejuan administratën të kthehej në vendet e punës, e madje ushtruan dhunë ndaj një prej pjesëtarëve të administratës së USSH. Si pasojë e dhunës, dr. Orjeta Musabelli, u shtrua në spital pas dëmtimeve serioze. Kujtojmë që zyrat e USSH janë zaptuar me dhunë që prej datës 1 tetor nga shtetasi Almiro Gurakuqi, i cili ka nxjerrë në rrugë punonjësit e adminstratës e si pasojë ka bllokuar edhe punën e institucionit. Ndërkohë, çështja është referuar nga Policia në Prokurorinë e Tiranës që tashmë ka nisur një hetim.
Mund të jetë një imazh i spital dhe teksti

NJOFTIM  I RENDESISHEM PER PROVIMIN E PRAKTIKES

Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë vijon të mbetet i bllokuar në mënyrë të paligjshme dhe, si pasojë, nuk mund të ofrojë asnjë shërbim. Në këtë situatë, pas komunikimit me instancat përkatëse, Komisioni i Provimit të “Aftësimit Praktik” nuk mund ta zhvillojë provimin në datat 28.10.2024-01.11.2024 dhe e shtyn deri në një njoftim të dytë. Ritheksojmë se Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë po ndjek të gjithë hapat ligjorë për të rikthyer shërbimin për të gjithë stomatologët e Shqipërisë.
Për çdo informacion, drejtohuni në faqen zyrtare të USSH (www.ussh.org.al) dhe në rrjetin tonë social në Facebook: Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë – Faqja Zyrtare, si të vetmet burime zyrtare të institucionit tonë.

Mund të kontaktoni gjithashtu në numrat e telefonit:
0693571419
0695824153
0684687175

Njoftim për të gjithë Stomatologjinë Shqiptare

Zyrat e Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë vijojnë të mbahen të kyçura në mënyrë antiligjore nga shtetasi Almiro Gurakuqi, i cili me veprimet e tij ka bllokuar të gjitha shërbimet ndaj stomatologëve që ofrohen nga Administrata Qendrore e Urdhrit të Stomatologëve. Kallëzimi për shkeljet e rënda ligjore dhe bllokimin e shërbimit nga shtetasi në fjalë, është referuar në Prokurori nga Komisariati Nr. 4 i Policisë Tiranë.
Theksojmë se USSH ka vënë në dijeni Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për bllokimin e ambienteve, moslejimin e administratës për tu rikthyer në vendin përkatës te punes dhe prezencën e personave të paautorizuar në ambientet e brendshme të institucionit.
Shpresojmë në reagimin e shpejtë të institucioneve dhe organeve ligjzbatuese për t’i dhënë fund sa më shpejt kësaj situate.
Bëjmë thirrje edhe një herë të mos dorëzoni dokumente pranë zyrave qendrore të Urdhrit deri në një njoftim të dytë në faqen zyrtare www.ussh.org.al dhe në profilin zyrtar të USSH në Facebook, pasi nuk po adresohen te personat përgjegjës.
NJOFTIM I RENDESISHEM 
Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë njofton se nga data 02.10.2024 – 08.10.2024 nuk do të ofrohet asnjë shërbim për anëtarët e Urdhrit.
Persona të paautorizuar, kanë zaptuar me forcë dhe në mënyrë të paligjshme zyrat e USSH në datën 01.10.2024.
Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka marrë të gjitha masat dhe i ka denoncuar këto veprimet antiligjore në organet kompetente, të cilat kanë filluar procedurat përkatëse.
Ju lutemi të mos dorëzoni dokumenta pranë zyrave qendrore të Urdhrit në periudhën kohore të sipërpërmendur, pasi nuk po adresohen tek personat përgjegjës.
Ju falënderojmë për mirkuptimin!
Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë

 

 

NJOFTIM I RI PËR VLERËSIMIN E AFTËSIMIT PRAKTIK TETOR 2024

 

Njoftim per te gjithe kandidatet e Provimit te Vleresimit te Aftesimit Praktik ne Stomatologji:Provimi do te zhvillohet ne datat  28,29,30,31Tetor,1 Nentor  2024

.Provimi do te zhvillohet prane Albanian University,Rruga e Durresit ,ora 9:00.

Ne vijim do te publikohen edhe listat emerore te ndara sipas datave.

Programi i VAP

Rregullat e VAP

Mandat pagesa e provimit VAP