MEKANIZMAT KONTROLLUES, BASHKËPUNUES DHE MONITORUES ME USSH

Urdhri i Stomatologut, gjatë kryerjes së detyrave, mban lidhje të vazhdueshme meministrinë përgjegjëse për shëndetësinë e institucionet në varësi të saj dhe me ministritë, 3 institucionet qendrore dhe organizma të tjerë, të krijuar sipas legjislacionit në fuqi, publikë ose jopublikë.
2. Urdhri i Stomatologut bashkëpunon me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor për kontrollin e zbatimit të këtij ligji dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fushën e shëndetësisë.
3. Urdhri i Stomatologut informon çdo 6 muaj ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë lidhur me anëtarësimet, gjykimet disiplinore dhe probleme të tjera me interes të ndërsjellë. Ky informacion publikohet edhe në faqen e internetit të Urdhrit.
4. Ministria përgjegjëse për shëndetësinë bashkëpunon me Urdhrin e Stomatologut për hartimin e projektligjeve dhe të dokumenteve të rëndësishme në fushën e shëndetësisë.

Më poshtë gjeni links me faqet zyrtare te organeve publike:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor

Scroll to Top