Statuti i USSH
Statuti i Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë është dokumenti themelor që përcakton rregullat e brendshme të funksionimit, strukturën organizative dhe kompetencat e organeve të Urdhrit. Ai garanton ushtrimin e pavarur dhe etik të profesionit të stomatologut në përputhje me ligjin në fuqi.
Ky statut shërben si udhëzues për të gjithë anëtarët e USSH dhe përcakton qartë të drejtat, detyrimet dhe mënyrën e përfaqësimit të tyre në strukturat kombëtare dhe rajonale.
Ligji për Urdhrin e Stomatologut
Ky ligj i posaçëm përcakton statusin juridik të Urdhrit të Stomatologut si ent publik jobuxhetor, rregullon anëtarësimin, licencimin dhe detyrimet e stomatologëve dhe ndihmësstomatologëve që ushtrojnë profesionin në Shqipëri.
Ligji synon të sigurojë cilësi dhe standarde të larta në shërbimin stomatologjik, përmes mbrojtjes së pacientëve dhe përfaqësimit të drejtë të profesionistëve të kësaj fushe.
Informacion mbi procesin e integrimit europian
Këtu do të gjeni draftin e Planit Kombëtar të Veprimit për Transparencën dhe Proporcionalitetin e Kritereve për Ushtrimin e Profesioneve të Rregulluara të hartuar nga ministria e arsimit dhe sportit
Këtu do të gjeni linkun për Direktivën 2005/36/KE https://eur-lex.europa.eu/eli/dir/2005/36/oj/eng
