RREGULLAT PËR DREJTUESIN TEKNIK TË NJËSIVE TË SHËRBIMIT STOMATOLOGJIK

Për garantimin e standardeve të larta dhe ushtrimin e sigurt e profesional të aktivitetit stomatologjik, çdo njësi e shërbimit stomatologjik duhet të respektojë këto kërkesa:

1. Drejtuesi Teknik
Çdo njësi e shërbimit stomatologjik duhet të ketë një Drejtues Teknik, i cili duhet të jetë stomatolog dhe anëtar i USSH-së prej më shumë se 10 vjetësh, pa ndërprerje.

2. Numri i stomatologëve
Për çdo 4 stomatologë duhet të caktohet 1 Drejtues Teknik.
Për njësitë me më shumë se 4 stomatologë, duhet të caktohet edhe Drejtues Teknik Suplementar.

3. Licencimi
Drejtuesi Teknik licencohet dhe rilicencohet nga USSH-ja Rajonale, me një afat vlefshmërie prej 5 vjetësh.

4. Hapja e një njësie të re
Për hapjen e një njësie të re të shërbimit stomatologjik, kërkuesi duhet të paraqitet pranë USSH-së, në adresën e objektit ku do të ushtrohet aktiviteti.

5. Aplikimi për licencë
Aplikimi për licencën e Drejtuesit Teknik bëhet nëpërmjet Portalit të USSH-së https://portali.ussh.org.al/login, duke ngarkuar dokumentacionin përkatës, përfshirë:

  • Kërkesën për pajisjen me licencë;
  • Kontratat e punës së stomatologëve;
  • Ekstraktin e QKB-së;
  • Dokumentin e pagesës së licencës;
  • Planimetrinë e objektit;
  • Fotot e ambienteve të jashtme dhe të brendshme;
  • Dokumentacionin e pronësisë ose kontratën e qirasë.

6. Njësitë në zona rurale
Për njësitë e shërbimit stomatologjik që ndodhen jashtë vijës së verdhë (zona rurale), Drejtuesi Teknik duhet të jetë anëtar i USSH-së prej më shumë se 5 vjetësh.

7. Licenca e Drejtuesit Teknik
Licenca e Drejtuesit Teknik është e vlefshme vetëm për njësinë e shërbimit stomatologjik për të cilën është lëshuar.

E RËNDËSISHME:
Me licencën e Drejtuesit Teknik Suplementar nuk mund të hapet një klinikë ose njësi e re stomatologjike.

Së bashku për standarde më të larta.

Scroll to Top