Njoftim për kandidatët e provimit të vlerësimit të aftësimit praktik në Stomatologji:
Të gjithë kandidatët njoftohen se provimi do të zhvillohet në
datat 18,19,20,21 Maj 2026.
Në vijim do të publikohen listat emërore të kandidatëve, të ndara sipas datave të zhvillimit të provimit.
Ndërkohë, ju bëjmë me dije se regjistrimet për provim janë të hapura për të gjithë kandidatët që përfundojnë stazhin profesional.
Gjithashtu, ju njoftojmë se tarifat për provimin janë ndryshuar. Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni Urdhrin e Stomatologut.
